Mon, Nov 25, 2024

Habit Young Zerka, ja çfarë vendimi ka marrë këngëtari në moshën 12-vjeçare

  • PublishedMay 7, 2024

Sonte “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan , ka qenë këngëtari Young Zerka, i cili ka rrëfyer përpara fëmijëve se si në moshën 12 vjeçare mori një vendim.

Ky vendim ka të bëjë me kohën kur Zerka në një moshë të vogël iku me kamion në Angli.

Ndër të tjera ai ka treguar se një çift me prejardhjen nga Xhamajka u kujdesën dhe rritën këngëtarin.

Para se të bëhesha muzikant, luaja futboll dhe ekipi im i futbollit në Korçë zhvilloi një kampionat në Holandë. Nga Holanda në Belgjikë…Kur ishim atje ia mbathëm vrapit dhe ikëm!

Kam qenë më i vogli se kam pasur dhe vëllain te i njëjti ekip, te “Young Boys”, diku te 12 vjeç. Kam qëndruar një vit në Belgjikë, pastaj si gjithë shqiptarët ika në Angli me kamion. I fshehur pa bërë asnjë lloj zhurme, se kisha hall se më dëgjonte xhaxhi polici. Më merrte shumë malli për mamin dhe babin. Në momentin që shkova atje, gjeta dy prindër të tjerë që ishin me prejardhje nga Xhamajka. Më rritën mua”.