Mon, Nov 25, 2024

Ide e çmendur e Barcelonës, në 2025 rikthejnë një ish të famshëm

  • PublishedMay 7, 2024

PSG kërkon të rinovojë kontratën me Luis Enrique, kontrata aktuale skadon në 2025. As në Paris nuk dëshirojnë të fillojnë sezonin e ri me një trajner që futet në vitin që i përfundon kontrata, është i njëjti diskutim si në rastin e Allegrit apo Gasperinit. Në këtë pikë, rivali më i madh i PSG është Barcelona, pasi sipas mediave, drejtuesit e klubit bluagrana kërkojnë të rikthejnë Enriquen në shtëpi në 2025.

Enrique
Enrique

Ideja e Deco-s dhe Laporta-s është e qartë, do të vijojnë me Xavin deri në 2025, periudhë kur i përfundon kontrata, për të vijuar më pas me Luis Enriquen një projekt të ri. Enrique është një trajner “made in” Barcelona, një simbol i këtij klubi, si lojtar dhe si trajner, ku në 2015 fitoi edhe “tripletën” e famshme. Sigurisht përcaktues mbetet dëshira e vetë trajnerit.

Enrique
Enrique

E sigurt është se nëse Enrique nuk rinovon kontratën e tij me PSG, atëherë pas një viti pritet të rikthehet në Barcelonë. Enrique vërtetoi edhe në Paris se është një trajner kalibri, fitoi titullin në Francë pa Messi, Neymar etj dhe me një marrëdhënie shumë të tensionuar me Mbappe. PSG është në garë për një biletë për në finalen e Champions League, gjithashtu janë edhe në finalen e Kupës së Francës.

()

AlbaniaWeb.net