Avokatët kërkojnë lirimin e Erdgys Arrazit, ja dokumenti që pretendojnë se Alma merrte ilaçe depresioni
Avokati mbrojtës i Erdgys Arrazit ka paraqitur në gjykatë dokumentin mjeko-ligjor, ku sipas tij tregon se Alma Arrazi kishte probleme psikologjike.
Receta është lëshuar nga mjeku Gjon Preçi me firmën dhe vulën e tij.
Erdgys Arrazi, është paraqitur në gjykatën e Shkodrës, në kushte të rënduara psikologjike dhe nuk ka folur para trupës gjyqësore. Atij iu caktua masa arrest me burg.
Pala mbrojtëse e ka cilësuar në gjykatë ndalimin e paligjshëm pasi ky shtetas nuk paraqet rrezikshmëri dhe nuk përben asnjë të dhëne për t’u larguar nga vendi.
Kërkesa e palës mbrojtëse nuk është marre në konsideriatë nga gjykata e cila ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg. Prokuroria ka depozituar dosjen me akuzën për shkaktim të vetëvrasjes.
AlbaniaWeb.net