Sun, Nov 24, 2024

Gisele Bündchen nuk shkoi në ‘Met Gala’ për këtë arsye

  • PublishedMay 7, 2024

Gisele Bündchen e anashkaloi Met Gala-n e këtij viti pasi ishte në shtëpi në Florida duke kaluar kohë me familjen e saj, thotë një burim për PEOPLE.

“Ajo ishte e zënë me familjen e saj”, thotë burimi.

Burimi shton: “Plus, ajo ka punuar shumë në 20 vitet e kaluara. Ajo ka pasur kaq shumë projekte, ka punuar gjatë gjithë kohës”.

Kujtojmë se Bündchen u shfaq e buzëqeshur në Met Gala 2023, eventi i parë pas ndarjes nga ish-bashkëshorti Tom Brady. Supermodelja bëri debutimin e saj në këtë event në vitin 2003.

Pjesëmarrja e saj vitin e kaluar ishte Met Gala e saj e parë në 15 vjet pa Brady, me të cilin u divorcua në tetor 2022. Ish-çifti mori pjesë për herë të parë së bashku në vitin 2008, një vit para se të martoheshin.