Bylis U-21 shpallet për herë të tretë në histori kampion i Kategorisë Superiore U-21
Bylis U-21 është kurorzuar sot ekipi kampion i Kategorisë Superiore U-21. Një kampionat i dominuar totalisht nga ballshiotët që kanë qenë superiorë ndaj çdo kundërshtari dhe në fund me plotë meritë ja dolën mbanë të siguronin titullin kampion.
Ky është edicioni i katërt i Kategorisë Superiore U-21, që organizohet nga FSHF dhe për herë të tretë në histori Bylis U-21 siguron titullin kampion.
Bylis U-21 triumfoi në dy sezonet e para, ndërsa vitin e kaluar titullin kampion të Kategorisë Superiore U-21 e fitoi Vllaznia, teksa ballshiotët rikthehen sërish te lavdia këtë sezon.
Organizimi i Kategorisë Superiore U-21 është një iniciativë e rëndësishme e ndërmarrë disa vite më parë nga FSHF për futbollin e të rinjve.
Sot Federata Shqiptare e Futbollit organizoi edhe ceremoninë e titulli, ku Kryetari i SHRF Fier, Ilias Haxhiraj, i dorëzoi ekipit të Bylisit U-21 titullin kampion.