“Parajsa e një mijë burimeve”, Shqipëria në artikullin e “National Geographic”! Rama: Vendi zbulohet përmes përvojave të jashtëzakonshme…
Prestigjiozja “National Geographic” i ka kushtuar artikull Shqipërisë, ku zbulon për turistët vlerat dhe thesaret natyrore që ofron natyra shqiptare, por dhe mikpritjen e njerëzve.
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka shpërndarë në faqen e tij zyrtare në “Facebook” shkrimin e “National Geographic”, e cila përshkruan me detaje perlat që ofron peizazhi turistik i Shqipërisë.
“Shqipëria në artikullin e “National Geographic” zbulohet përmes përvojave të jashtëzakonshme të rafting në zemrën blu të Europës – Vjosën – për të shkuar në Beratin pasuri e UNESCO-s dhe drejt kanioneve madhështore të Osumit falë punës fantastike të “Albanian Rafting Group”, në një udhëtim me aromën e verërave nga varietetet autoktone shqiptare dhe ushqimin e shijuar pranë barinjve në peizazhet e paprekura bukolike”-shkruan Rama.
AlbaniaWeb.net