Sa shumë mungesa te Partizani, mesfusha e kampionëve në “alarm”
Partizani mbyll sot përgatitjet për ndeshjen e nesërme kundër Kukësit, e parafundit për sezonin e rregullt.
Duket ndeshje e lehtë në letër, por përveç fitores, nuk vlen asnjë rezultat tjetër. Të kuqtë edhe në këtë ndeshje do të duhet të bëjnë me mungesa, teksa mesfusha duket më problematike. Në mbrojtje kthehet Andi Hadroj, i cili liron Muratajn për mesfushën.
Por nga ana tjetër, trajneri Shehi do të duhet të bëjë pa Maget, i pezulluar me kartonë. Gjithashtu, Ismaili, Taipi dhe Mehmeti mbeten në dyshim, çka bën që tre mesfushorët e vetëm në dispozicion të jenë Rrapaj, Murataj dhe Kote. Një opsion për këtë repart mund të jetë edhe Buxhelaj.