Gol dhe spektakël, dërgoi Beshiktash në finale, Muçi, është ai idhulli i tifozëve (VIDEO)
Ernest Muçi, ylli kuqezi, mori prej dore Beshiktash duke dërguar “shqiponjat” në finalen e Kupës së Turqisë. 10 milionë euro i kushtoi kartoni i Muçit, madje turqit refuzuan edhe një herë oferte prej 15 milionë euro nga Aston Villa, por Muçi po vërteton në pak kohë se ja vlen çdo qindarkë pasi po shpëton sezonin e Beshiktash.
Sulmuesi kuqezi rezultoi lojtari i ndeshjes, jo vetëm për golin e shënuar, por gjatë gjithë takimit kundër Ankaragucu, Muçi ishte rrezik konstant me topin në këmbë, shërbeu në çdo formë, goditi kuadratin në shumë raste, ndërsa në minutën e 71-të, pas një topi të mbetur në zonë, me një goditje shumë të fortë, Muçi dërgoi topin në rrjetë duke i dhuruar avantazhin ekipit të tij Beshiktash.
Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, me Beshiktash që siguroi një biletë për në finalen e Kupës së Turqisë. Muçi u shpall lojtari i ndeshjes, ndërsa tifozët e Beshiktash u kujdesën ta shndërronin këtë në një natë të paharruar për Muçin, teksa i gjithë stadiumi thërriste në korr emrin e tij.
()