E PLOTË/ Nga ish-ministri Lefter Koka, Bllako, Zoto dhe Mërtiri, SPAK kërkon 57 vite burg për të përfshirët në aferën e inceneratorit të Elbasanit
Prokuroria e Posaçme shpalli pretencën për 9 të pandehurit për aferën e inceneratorit të Elbasanit dhe kërkoi dënimin e tyre me 57 vite burgim në total. Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka rrezikon dënimin me 10 vite burg për akuzat e shpërdorimit të detyrës kryer në bashkëpunim, korrupsion dhe pastrim parash. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi për ish deputetin Koka reduktohet në 6 vite e 8 muaj burg. Për ish-sekretarin e përgjithshëm dhe ish-deputetin socialist Alqi Bllako, SPAK kërkoi dënimin për 4 vite burg për ‘shpërdorim detyre’ kryer në bashkëpunim. E njëjta masë dënimi u kërkua edhe për të pandehurit, Pëllumb Abeshi, Jonida Zeqo, Serafin Papa dhe Bardhyl Çabiri.
SPAK tha se ata përfitojnë ulje të dënimit për shkak të procedurës së përshpejtuar dhe në finale do të vuajnë nga 2 vite e 8 muaj burg secili. SPAK kërkoi si dënim plotësues për zyrtaret, heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vite. Biznesmeni Mirel Mertiri, të cilin SPAK e cilëson si pronarin de fakto të inceneratorit të Elbasanit rrezikon të dënohet me 10 vite burgim, e po ashtu I njëjti denim u kërkua edhe për biznesmenin tjetër në kërkim, Klodian Zoto. Për Stela Gugalljan, partneren e Mirel Mërtirit, ndaj së cilës ka një proces në Vjenë për ekstradim drejt Shqipërisë u kërkua dënimi me 7 vite burgim. Të tre përfitojnë ulje të një te tretës së dënimit. SPAK tha se Mërtiri, Zoto e Gugallja, të cilësohen fajtor për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave. Saimir Visha avokat i njërit prej të pandehurve tha se prokuroria mbajti një qëndrim të ashpër, për të kënaqur politikën.
Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin e kompanive, Albtek Energy” dhe “Integrated Technology Services” sh.p.k duke caktuar si dënim penal të personit juridik, ndërsa kërkoi konfiskimin dhe kalimin e tyre në pronësi të shtetit. Një tjetër kërkesë e prokurorisë ishte dhe konfiskimi i disa prej pasurive të ish ministrit të mjedisit Lefter Koka, mes të cilave 88 për qind e kantinës së pijeve Gjergj Kastrioti Skënderbeu, si dhe disa shoqëri të tjera përmes së cikave janë kryer transaksione dhe kontrolloheshin në mënyrë indirekte nga njerëz të lidhur me ish deputetin. të njëjtët të pandehur akuzohen dhe për inceneratorin e Fierit, ndërsa për atë të Tiranës hetimet vijojnë sikurse SPAK ka në duar dosjen penale ndaj ish-zv-kryeministrit Arben Ahmetaj.
KËRKSA E SPAK
Lefter Koka, 10- (Gjykim i shkurtuar 6 vite e 8 muaj burg)
Alqi Bllako 4-2.8
Serafin Papa 4-
Pëllum Abeshi 4
Jonida Zqeqo 4
Bardhyl Çabiri 4-2.8
Mirel Mërtiri 10 -6.8
Stela Gygallja 7 -4.8
Klodian Zoto 10- 6.8
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–