Sat, Nov 23, 2024

Mbyllet zyrtarisht procesi i numërimit në të gjithë vendin, vetëm 3 kuti rezultojnë të parregullta

  • PublishedMay 18, 2023

Procesi i numërimit të kutive të votimit të 14 majit, tashmë është mbyllur zyrtarisht në të gjithë vendin.

Sipas KQZ, nga të gjitha kutitë e numëruar, vetëm 3 prej tyre kanë rezultuar të parregullta.

Përkatësisht e parregullt ka rezultuar një kuti në Dibër, një në Durrës dhe një në Kurbin.

Kujtojmë se Partia Socialiste fitoi në këto zgjedhje lokale me një diferencë të thellë, duke marrë kështu 53 bashki, ndërsa 7 u morën nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, dhe 1 bashki u mor nga “MEGA”.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.