“Nuk do t’u harrojmë”, kreu i “Syriza”-s fushatë elektorale në Dropull: Do mbështesim helenizmin, këtu kanë derdhur gjak grekët
Kryetari i partisë së majtë greke “Syriza”, Stafanos Kasselaqis zhvilloi sot një vizitë në fshatrat minoritarë grekë në Shqipëri, në kuadër të fushatës së tij elektorale për kandidaturat për eurodeputetë.
Ai theksoi se dueht të ketë një bashkëpunim më të madh me pushtetin vendor për mbrojtjen e mjedisit të prekur nga ndryshimet klimaterike.
“Jemi këtu në Dropull pranë minoritetit etnik grek për të shprehur mbështetjen tonë pa kushte. Për ne është një çështje thellësisht kombëtare dhe unë jam një djalë i minoritetit dhe e di shumë mirë çdo të thotë të jesh grek jashtë Greqisë për më tepër që këtu flasim për një komunitetet minoritar që ka nevoja të shumta për mbështetje nga politika. Diskutuam shumë çështje për atë të mbështetjes financiare për minoritetin që të mos jetë në nivel familjeje por si e drejtë për çdo qytetar. Folëm për mbrojtjen politike dhe kur flasim për këtë duhet të jemi të qartë që këtu kemi një çështje sa i përket krizës klimatike dhe me çdo kusht në bashkëpunim me pushtetin vendor këtu duhet të mbrojmë mjedisin”- u shpreh Kasselaqis.
Ndërsa më tej, pati edhe deklarata nacionaliste nga ana e tij. Drejtuesi i partisë opozitare u shpreh se do të mbështesë henelizimin aty ku ka grekë.
“Të mbështesin gjithashtu arsimin në gjuhën greke edhe teknikisht nëse mundemi. Çështjet janë të shumta por në asnjë rrethanë nuk duhet të politizohen apo të përvetësohen nga parti të caktuara. Këto janë çështje me karakter kombëtar dhe ne si përfaqësues të politikës së Greqisë do të qëndrojmë të vendosur në mbështetjen e helenizmit kudo ku gjendet e sidomos kur gjendet në kufinjtë e vendit tonë atje ku kanë luftuar e kanë derdhur gjak grekët. Desha të shtoj për bashkëqytarët grekë këtu në bashkitë minoritare dhe në Himarë se nuk do t’ju harrojmë. Të dëgjuarit e problemeve dhe vizitat periodike janë detyrim i yni si shoqëri ndaj jush”- shtoi Kasselaqis.
AlbaniaWeb.net