Graciano akuzon Erjolën: Krijove marrëdhënie me Julin se nuk u lidhe dot
Debatet dhe akuzat mes moderatores Erjola Doçi dhe balerinit Graciano Tagani nuk kanë të ndalur.
Edhe mëngjesin e sotëm dyshja kanë debatuar, e madje, Graciano e akuzoi se ajo ka dashur të lidhej brenda shtëpisë, por duke qenë se nuk i eci, qëndroi me Jul Dedën. Moderatorja i përsëriste gjithë kohës se do të fliste me të vetëm të shtunën, duke lënë të kuptohej se do të dilte nga shtëpia.
Biseda mes tyre:
Erjola Doçi: Siç dole herën e parë do dalësh herën e dytë
Graciano Tagani: Je njeriu më falso këtu brenda. Kam vënë duart në kokë. Ti paske hallin e finales
Erjola Doçi: Ajo finale do të të dalë prej hundësh
Graciano Tagani: Pse ikën moj?
Erjola Doçi: Nuk më shkojnë 7 mua. Prit të shtunën, prit të shtunën, mua debat këto ditë nuk më merr.
Graciano Tagani: Ty të pëlqen kjo gjëja.
Erjola Doçi: Të dalin trutë. O i pabesë. Nuk të jap debat se do të ta lë thatë
Graciano Tagani: I bëre valixhet gati?
Erjola Doçi: Shko pyet vëllain e madh. Prit të shtunën.
Graciano Tagani: Çfarë date doje të futeshe? Ti burrnesha krijove marrëdhënie me Jul Dedën, ti nuk u lidhe se nuk gjete një njeri që të kishte potencial
Erjola Doçi: O i shpifur, nuk të jap debat.
Graciano Tagani: O mashtruese. Për turp je! Të rroftë Jul Deda!