Sun, Nov 24, 2024

Manja pranon se nga amnistia përfituan të dënuarit për korrupsion

  • PublishedMay 9, 2024

pranoi të enjten se nga ligji për Amnistinë Penale kanë përfituar ulje dënimi dhe të dënuarit për vepra korruptive nga Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, -ndryshe nga sa kishte premtuar ai para se ligji të miratohej.

“Ata që kanë përfituar nga amnistia dhe janë dënuar nga GJKKO për vepra korruptive janë shtetas të zakonshëm ose nënpunës…”, – tha ai duke shtuar se “asnjë prej tyre nuk është simbol korrupsioni”.

Manja pretendoi se “nga 20 të dënuar për , kanë përfituar nga amnistia vetëm 8 persona, por asnjëri prej tyre nuk është zyrtar” duke lexuar para parlamentit dhe emrat e tyre dhe kohën që u ishte falur nga mbetja e vuajtjes së dënimit.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të një grupi deputetësh opozitarë në interpelancë parlamentare, Manja tha se gjithsesi ai mbante përgjegjësi politike për draftin e qeverisë dhe jo për draftin final që votoi parlamenti.

Por, në seancën e 4 prillit, kur u miratua me konsensus politik mes mazhorancës dhe grupimit opozitar të njohur si “Rithemelimi”, ministri i Drejtësisë doli garant që ligji nuk amnistonte korrupsionin.

“…Asnjë i dënuar nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, as nuk përfiton nga kjo amnisti dhe as nuk i zbritet dënimi,”- deklaroi ai në këtë seancë.

Por të enjten e justifikoi qëndrimin e tij të mëparshëm duke thënë se, “nuk kam mashtruar askënd, por kam shprehur qëndrimin e qeverisë për të mos amnistuar asnjë zyrtar të lartë të dënuar për korrupsion nga GJKKO”.

Një pjesë e opozitës pretendoi se Manja po gënjente edhe me shifrat e përfituesve që solli në .

Deputeti i PD-së tha se emrat e lexuar i përkisnin vetëm subjekteve të dënuar nga GJKKO-ja, që u është ulur dënimi dhe kanë dalë nga burgu.

“Sa janë emrat dhe numrat e njerëzve të cilët kanë përfituar 2 vite ose 1.5 vite por janë ende në burg sepse nuk mbaron dënimi i burgimit? Sa është numri i të dënuarve nga GJKKO dhe , por që janë në një mënyrë tjetër dënimi, siç është shërbimi i provës?”- pyeti ai.

“Efekti i amnistisë vazhdon”- shtoi Alibeaj duke sugjeruar se do të shtohej lista e përfituesve në radhët e të dënuarve për korrupsion.

Projekti fillestar i qeverisë i përjashtonte në mënyrë kadegorike nga amnistia subjektet e dënuar nga Gjykata e Posaçme, por drafti u ndryshua në seancë plenare me anë të një amendamenti të propozuar nga kryetari i i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi.

Ky amendament përjashtonte nga përfitimi një grup funksionesh kushtetuese, të tillë si presidenti, kryeministri, ministra, zëvendësministra,  deputetë dhe funksionarë të tjerë të lartë të drejtësisë e të ngjashme, por lejonte uljen e dënimit për një seri veprash penale në kompetencë të GJKKO-së për zyrtarë të tjerë të nivelit të lartë, gjyqtarë, prokurorë apo persona fizikë të dënuar për korrupsion, abuzim me tenderat dhe të ngjashme.

Në një përgjigje zyrtare për BIRN, Prokuroria e Posaçme bëri me dije se rreth 100 persona të dënuar nga GJKKO përfituan nga ligji “Për amnistinë”, mes tyre, 40 të dënuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm përfituan falje, ndërsa 60 të tjerë të dënuar për vepra penale të korrupsionit, shkeljes së barazisë në tendera apo shpërdorimit të detyrës përfituan ulje dënimi.

Sipas të dhënave të SPAK, ulje dënimi përfituan 16 funksionarë publikë të dënuar për korrupsion, 11 të tjerë për shkelje të barazisë në tenderë si dhe 7 gjyqtarë dhe prokurorë të dënuar gjithashtu për vepra penale të korrupsionit. Dy prej përfituesve ishin të dënuar për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Për ekspertët e politikës dhe legjislacionit, ligji “Për amnistinë” dhe pasojat e tij janë një mesazh i gabuar dhe një përpjekje e koordinuar e palëve politike në vend për të sabotuar institucionet e posaçme dhe luftën kundër korrupsionit.