Dëmtimi i mesfushorit “tremb” Realin, rrezikon finalen e Champions
Mbrëmë, në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Champions, Aurelien Tchouameni u zëvendësua nga Camavinga për shkak të një dëmtimi në këmbën e majtë. Mesfushori i Real Madridit është ë dyshim për pjesën e mbetur të sezonit, duke përfshirë edhe finalen e Champions kundër Borussia Dortmundit.
Sipas asaj që raportohet nga AS, Tchouameni do të mungojë për disa kohë, me klubin e Los Blancos që shpreson që minimalisht të jetë i grumbulluar për supersfidën me Dortmund. Lojtari në fjalë, ka luajtur deri më tani mbi 30 ndeshje këtë sezon.
(J.S/)