“Nuk po shkon për provokim”/ Vizita Ramës në Greqi, Ndreca debat me panelistët: Nuk ju përballoj të gjithëve
Deputeti i PS-së Plarent Ndreca ka debatuar me pjesëtarët e tjerë të “Top Story”, për vizitën e kryeministrit Edi Rama në Greqi.
Ndreca: Unë mendoj që në të paktën këtë sens duhet të kemi dakordësi, si do ta trajtojmë nga pikëpamja patriotike. Se di çfarë duhet të quhet dhe pse thuhet që është shoë vizita e Ramës në Athinë.
Curri: Unë do i thoja zoti kryeministrit, mirë që erdhe por çfarë na solle.
Ndreca: Unë mendoj që duhet të kemi dakordësi që kryeministri po bën gjënë e duhur. Ai nuk është se po të pyet ty po e bën. Ajo që po nxjerr nga goja më rezulton se nuk je i kënaqur. Do të ishte mirë të kontribuoje edhe që ta kthenim Gjermaninë brenda natës. Për të bërë shoë këtu…
Curri: Unë për shoë kam dalë këtu dhe për klikime. Kemi bërë ç’të mundur që emigrantët të mos vonojnë edhe këtë herë.
Ndreca: Filluar në kor tani ndajeni me njëri tjetrin se kush do të bëjë debat me mua, se nuk ju përballoj të gjithëve. Çdo kryeministër i një vendi europian ka detyrim, ku pavarësisht llojit të vizitës të sigurojë mbarëvajtjen e vizitës. Kryeministri i një vendi të BE-së që supozohet të ketë standarde të larta. Nuk është qëllimi të shkojnë të bëjë një provokim në Greqi se nuk ka se për çfarë ti duhet. Ndërkohë Greqia vjen bën fushatë këtu.
AlbaniaWeb.net