30-vjetor pa festë! Fatjon Kuqari rrëfehet për humbjen e të atit: 6 ditë në koma!
Fajton Kuqari, ish banori i Big Brother VIP, ka rrëfyer mes trishtimit për humbjen e babait të tij, dhe si ky 30-vjetor e ka gjetur pa njeriun e tij më të shtrenjtë.
Në një intervistë për “Ftesë në 5”, ai ka treguar sesa i lidhur ishte me babanë dhe sa të vështirë e pati për të gjetur forcën para një viti kur humbi babanë.
“Unë me babanë jam rrit gjithmonë si shok. E kisha më shumë si shok sesa si baba. Gjithçka që bëja, flisja komunikoja e kishim komunikimin të afërt. Babi im qëndroi 6 ditë në koma, ishte 1 maj, ditë e shtunë. Ishte shumë i lumtur dhe 30 minuta më pas më njoftuan që ishte në spital, kjo ishte shumë e dhimbshme. S’e kisha menduar kurrë këtë, ishte shokuese.
Nuk e di si më çoi Zoti deri në Fier, nuk e kam parë dot shtrirë. Jam 30 vjeç sot, nuk e ndjej. Unë jam mësuar çdo vit ta festoj më të. Njeriu gjen forca, por dhimbja mbetet gjithmonë. Kur e pash të shtrirë, për mua ishte goditje e madhe, tromboza i kapi trurin.”-u shpreh Fatjoni.
AlbaniaWeb.net