Kush i heton prokurorët e SPAK? Manja i përgjigjet deputetit të PS: Kur ka indicie që një prokuror bie në konflikt…
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja mbajti seancë dëgjimore si përfaqësues i Këshillit të Ministrave në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, lidhur me kompetencat për monitorimin e zbatimit të rekomandimeve të Këshillit të Ministrave kundrejt Prokurorit të Përgjithshëm.
I pyetur nga deputeti socialist, Plarent Ndreca se kush po i heton prokurorët e SPAK, gjyqtarët e posaçëm apo anëtarët e BKH, ministri Manja u shpreh se ky proces duhet të ndodhë brenda institucionit.
Ndreca: Duhet të them edhe këtë konstatim që raportet e përmendët edhe ju kur thoni që nuk kemi indikator matës, keni vështirësi për të kuptuar se çfarë ndodh në institucionet e drejtësisë, në rastin konkret institucionet e drejtësisë penale, për rrjedhojë është e paqartë si duhet t’i qasemi me rekomandime për sa kohë nuk kuptohet se çfarë ata kanë raportuar. Më rezulton që nga raportimi që kanë bërë është krejtësisht i përgjithshëm, që në thelb nuk do të thotë asgjë. Për rrjedhojë është momenti që duhet parë me një inciativë ligjore apo instrument tjetër që në bashkëpunim me këto institucione vendos indikatorë matës apo më tej, që të kuptohet se çfarë është raportuar apo se kush është ajo çfarë ne duhet të kërkojmë nga ata.
Nga pikëpamja ime kjo është gjëja e parë që më bie në sy nga një vështrim vertikal i raporteve të këtyre institucioneve. Unë mendoj që Ministria e Drejtësisë ka një rol shumë të rëndësishëm apo qeveria shqiptare ka një rol shumë të rëndësishëm në sistemin e drejtësisë sepse ka një instrument jashtëzakonisht të rëndësishëm siç është iniciativa ligjore e për rrjedhojë aty ku konstatohen problematika që kanë të bëjnë me moszbatimin e ligjit apo moskuptimin e ligjit apo me problematika me hartimin e legjislacionit, është Ministria e Drejtësisë që duhet të deduktojë problematika në legjislacion, bëra këtë parashtrim për pyetjen që do të bëj më pas, të cilat mendoj që nga këto probleme duke mos pas indikator unë do t’i bëj pyetjen, por shpresoj që të marr përgjigje, por e di që edhe ju do të keni vështirësi për këto pyetje. E para është shqetësimi mbi masat e sigurimit, a ka një studim nëse ka qasje të njëjta për çështje të njëjta nga gjykata të ndryshme mbi masat e sigurimit?
E nëse ka masa të ndryshme a jeni në kushte që t’i kërkoni ILD një inspektim tematik mbi këtë çështje, ndoshta duke kërkuar më pas edhe evidentimin e rolit të Gjykatës së Lartë si një instrument njehsues për praktika të gjykatave të ndryshme për çështje të njëjta. A ka komunikime me gjykata përkatëse për vijueshmërinë e hetimeve e duke marrë në konsideratë, pasi mbyllja e hetimeve nuk është më në dorën e prokurorisë, por në dorën e gjykatës. Keni informacion që prokuroritë kërkojnë paraprakisht nga Agjencia e Specializuar për Administrim, mendim përpara se të shkojnë në gjykatë? Sepse më rezulton që ka raste kur sekuestrohen gjëra pa vlerë dhe vidhen në vështirësi pastaj për të gjetur para apo merren para shtesë nga buxheti i shtetit për të mbajtur një pronë që nuk ka pas arsye për t’u sekuestruar.
Kush është prokuroria apo gjykata që heton prokurorët e posaçëm në këto momente që flasim? Kush është prokuroria dhe gjykata që heton gjyqtarët dhe prokurorët e strukturave posaçme? Rregullimi aktual ligjor a mos sjell cenim kushtetues të parimit të gjyqtarëve? A është krijuar strukturë e shërbimit të policisë gjyqësore në byronë kombëtare të hetimit, duke pasur në konsideratë se nga struktura e posaçme ka ankesa për pamjaftueshmëri të burimeve njerëzore?
Manja: Më mjaftojnë 581 ankesa që kanë ardhur në Ministrinë e Drejtësisë për të kuptuar që ende qytetarët mendojnë dhe kërkojnë nga Ministria, ndërkohë që drejtësia është e pavarur. Vetë sistemi duhet të ketë AKSHI-n e vet ku duhet të ndërveprojnë Prokuroria, Spak, ky sistem duhet të jetë i ndërveprueshëm brenda vetë organeve të drejtësisë, ky ka qenë problemi, kush do ta certifkojë.
Ju pyetët kush i heton sot sipas ligjit në fuqi prokurorët e SPAK, hetuesit e BKH, apo të GJKKO, struktura në drejtim të ndjekjes penale të mos ketë asnjë ndërhyrje nga jashtë, por vetë struktura të garantojë pastërtinë e figurës së prokurorëve, të BKH apo GJKKO, në aspektin penal, kur ka indicie që bie në konflikt një prokuror tjetër heton kolegun. Kjo është zgjidhja që kemi gjetur për momentin. E konsideruar si element të intimidimit të kësaj strukture, sa i lejon hetimit penal të një hetimi nga jashtë, kjo ka qenë zgjidhja për ta mbajtur këtë strukturë të posaçme të dedikuar për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ta mbajmë larg nga intimidimi dhe influencat e jashtme.
AlbaniaWeb.net