Senati Amerikan për Ballkanin, këshilltari i DASH: Integrimi në BE s’është i thjeshtë! Ende flitet për korrupsion, sulme kibernetike e varësi nga burimet ruse!
Është mbajtur sot seanca në Senat për Ballkanin Perëndimor. Këshilltari special i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet ka deklaruar se politika e SHBA, bazohet në parime të thjeshta që synon një Europë të lirë dhe paqësore.
Gjithashtu ai thekson se Ballkani Perëndimor është ende në një situatë të vështirë, pasi ka ende pengesa që lidhen me korrupsionin, sulmet kibernetike, vështirësitë ekonomike apo edhe varësi nga burimet ruse të energjisë.
“Politika jonë bazohet në një parim të thjeshtë; një Evropë të lirë, paqësore dhe të begatë. Kjo është në interesin tonë, por Ballkani Perëndimor është ende një pjesë e munguar. Integrimi në BE nuk është i thjeshtë. Kemi pengesa. Kemi korrupsion, sulme kibernetike, pengesa ekonomike, varësi nga burimet ruse të energjisë etj. Është e rëndësishme që ne të dimë potencialin në Ballkanin Perëndimor. Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë bërë një rrugë të gjatë që nga përfundimi i luftës dhe kanë potencial të madh për prosperitet më të madh, por ata kanë nevojë për ndihmën tonë për të kapërcyer vështirësitë. Sfida më e madhe është veçanërisht kur bëhet fjalë për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kosova është shtet sovran, demokratik. Është një nga partnerët tanë më të afërt, SHBA-të mbështesin Kosovën dhe njohjen e saj, si dhe integrimin e saj në Kombet e Bashkuara”, tha ai.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–