Mon, Apr 21, 2025

Dëmtimi, sulmuesi i Milanit mbyll sezonin, mungon në dy ndeshjet e fundit

  • PublishedMay 13, 2024

Përfundon sezoni për Samuel Chukëueze. Sulmuesi i Milanit ka pësuar një dëmtim, i cili do ta mbajë jashtë fushave të blerta në fundin e këtij edicioni.

Ai ka luajtur në këtë sezon 24 ndeshje, ku ka realizuar 1 gol dhe ka dhuruar 3 asiste. Më parë, lojtari ka luajtur për Villareal B dhe për skuadrën e parë të Villarealit. Në program për Milanin janë edhe dy ndeshje deri në fund të sezonit. Fillimisht do luhet ndaj Torinos, e më pas ndaj Salernitanës.

(J.S/)

AlbaniaWeb.net