“Digitalb me Tanin e ndjerë i mësoi fëmijëve shqip”, Milori: Ja ka marrë në kthesë çdo qeverie
Në studion e Top Story teksa diskutohej takimi i një dite më parë i kryeministrit Edi Rama me emigrantët në Greqi, studiuesi Ardit Bido përshëndeti nismën për mësuesit shqiptar atje.
“Vitet e fundit ka një organizim duke hapur vetë shoqata dhe shkolla dhe lajmi që u dha që do hapet qendër kulturore në Athinë dhe që do të paguhen nga shteti shqiptar mësues mësuesit në Greqi”-tha studiuesi Ardit Bido.
Gazetarja Mirela Milori tha se këtë rol e ka bërë Digitalb para 20 vitesh.
“Kjo e mësuesve është shumë e mirë, por Digitalbi ka bërë një punë të shkëlqyer me fëmijët. Ka dubluar filmat për fëmijë sepse unë vetë kam lindur një fëmijë atje. Kjo puna e mësuesve është shumë e mirë vërtetë por Digitalb ia ka marrë në kthesë kësaj qeverie para 20 viteve qëkur u bë, është momenti të kujtojmë Tanin e ndjerë që bravo i qoftë”-u shpreh gazetarja Milori në Top Story.
AlbaniaWeb.net