Wed, Nov 27, 2024

Qëlloi me armë zjarri në drejtim të automjetit të parkuar, shpallet në kërkim autori në Bulqizë

  • PublishedMay 14, 2024

Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë në drejtimin e Prokurorisë, në vijim të hetimeve të thelluara për dokumentimin me prova ligjore të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, ku shtetasi F.T., 36 vjeç, banues në Bulqizë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të parkuar të shtetasit A.P.

Në vijim të veprimeve, është bërë arrestimi i shtetasit Xh.S., 20 vjeç, banues në Bulqizë, i cili ka ndihmuar autorin shetasin F.T., për tu larguar nga vendngjarja.

Ndërkohë vijon puna intensive për kapjen e shtetasit F.T.
_
Komisariati i Policisë Dibër, referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin S.B., 24 vjeç, banues në Peshkopi, pasi gjatë kontrollit fizik i’u gjet një armë e ftohtë (thikë).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Dibër.


AlbaniaWeb.net