Mon, Nov 25, 2024

Nuk është premtim elektoral, nga Spanja shtojnë zërat: Mourinho i ka thënë “Po” Fenerbahces

  • PublishedMay 14, 2024

Jose Mourinho në Turqi nuk është thjesht një thashethem apo një premtim elektoral nga kandidati për president i Fernebahces, Aziz Yilderim. Sipas Mundo Deportivo, tekniku portugez i ka thënë “Po” propozimit të tij, për t’u bashkuar në të njëjtin ekip me Bonucci dhe Dzeko.

Gjithnjë sipas të përditshmes spanjolle, Mourinho është takuar me kandidatin për president duke vlerësuar propozim e tij, madje i ka premtuar se do ta marrë në konsideratë.

Mourinho është i papunë që nga momenti kur u shkarkua nga Roma, por nuk pritet të qëndrojë gjatë pushim pasi për të ka shumë oferta, mbi të gjitha nga Arabia Saudite.

()

AlbaniaWeb.net