Lidhja Midis Zonave ku Shtoni Peshë dhe Sëmundjeve të Ndryshme
Mbipesha ose siç njihet ndryshe obeziteti është një sëmundje kronike, që mund të shkaktojë shumë dëme në organizëm.
Jo më kot cilësohet si një nga shkaqet kryesore që ndihmon në zhvillimin e keq të trupit dhe të shumë sëmundjeve vdekjeprurëse.
Sipas mjekëve dhe ekspertëve të fushës, stili i jetesës është çelësi për të shmangur shtimin e peshës pa kufi.
Në këtë artikull AgroWeb.org ju njeh me lidhjen qw ekziston mes shtimit nw peshw dhe zhvillimit tw sëmundjeve të ndryshme.
Dhjami i tepërt rreth barkut
Dhjami i tepërt rreth zonës së barkut, mund të jetë një tregues për problemet kardiovaskulare.
Një studim ku AgroËeb.org u bazua, zbuloi se sa më shumë peshë të keni rreth barkut, aq më i madh është rreziku i sëmundjeve të zemrës.
Dhimbja tek njyet
Simptomat si dhimbja, ngurtësia dhe ënjtja në pjesën e nyjeve, mund të përkeqësohet nga pesha e tepërt. Po ashtu vetë pesha mund të kontribuojë në zhvillimin e sëmundjes së artrozës në duar dhe gjunjë.
Në këtë rast mjekët këshillojnë që të përpiqeni të ulni peshën e tepërt të trupit.
Sipas tyre çdo kile e humbur lehtëson ndjeshëm presion mbi gjunjë.
Barku juaj duket më i fryrë se zakonisht
Sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit, kanceri i vezoreve shkakton më shumë vdekje se çdo kancer tjetër i sistemit riprodhues të femrave.
Duke qenë se simptomat në fazat e hershme janë të vështira për tu dalluar, çdo shtim i papritur ose i pashpjegueshëm i peshës në zonën e barkut, duhet t’i raportohet mjekut tuaj.
Cikli juaj menstrual është i parregullt
Për gratë me sindromën e vezoreve policistike (PCOS), nivelet e larta të insulinës prodhojnë më shumë hormone mashkullore të quajtura androgjene, të cilat jo vetëm ndikojnë në ciklin tuaj menstrual por gjithashtu mund të çojnë në shtim në peshë, puçrra dhe rritje të tepërt të flokëve.
Kjo është edhe arsyeja pse gratë me PCOS kanë shtatë herë më shumë gjasa të zhvillojnë diabet, thonë mjekët.
Nëse keni menstruacione të parregullta, bisedoni me mjekun tuaj për të vlerësuar gjendjen tuaj.
Nuk keni energji
Një nga arsyet mjekësore që jeni lodhur gjatë gjithë kohës mund të jetë hipotiroidizmi.
Hipotiroidizmi, ose funksioni i ulët i tiroides, paraqitet me ngadalësim të metabolizmit, gjë që çon në shtim të peshës dhe rritjen e niveleve të kolesterolit.
Megjithëse nuk ka shërim, trajtimi është në dispozicion dhe diagnoza mund të bëhet me një test të thjeshtë gjaku.
Vuani nga depresioni
Kërkimet sugjerojnë që mbipesha rrit rrezikun për depresion dhe se depresioni gjithashtu rrit rrezikun për mbipeshë.
Disa kërkime specifike për të kuptuar lidhjen midis depresionit dhe shtimit të peshës kanë treguar se disa hormone të caktuara, krijojnë shtim në peshë duke lëshuar shumë kortizol, i cili ruan yndyrën.
Gjithashtu marrja e ilaçeve për të trajtuar depresionin gjithashtu mund të shkaktojë ndryshime metabolike në trup si për shembull shtimi në peshë.
Jeni të stresuar
Dhimbja e trupit dhe shtimi i peshës në të vërtetë janë shenja të stresit.
Ekspertët e shëndetit këshillojnë të praktikoni teknikat që ndihmojnë në reduktimin e stresit si aromaterapia, meditimi, joga, dëgjimi i muzikës qetësuese ose shëtitja./AgroWeb.org