Sun, Nov 24, 2024

Europa është shumë afër për Tiranën, ja dështimi dhe shansi i bardhebluve

  • PublishedMay 14, 2024

Tirana është zyrtarisht jashtë katërshes pas përfundimit të 36 javëve kampionat, por gjithsesi e ka një tjetër shans që kjo verë të mos i shkojë dëm, duke i shpëtuar në një farë mënyrë sezonin. Nëse Kupën e Shqipërisë e fiton Egnatia, atëherë zyrtarisht edhe Tirana shkon në Ligën e Konferencës si vendi i pestë në kampionat.

Duke qenë se finalistja e kupës, Egnatia, e ka të garantuar pjesëmarrjen në Europë, rregullorja thotë se vendin e tyre do ta zërë ekipi i renditur më mirë. Në këtë rast përfitojnë bardheblutë, duke qenë se nga katërshja e parë nuk llogaritet Skënderbeu i dënuar dhe kësisoji vendi i pestë përfiton.

Tirana lutet tashmë që Egnatia të fitojë kupën, ndërsa me Kukësin triumfues, sezoni zyrtarisht do të quhet i dështuar. Dëmi financiar është i madh, kur bëhet fjalë për një klub me buxhet mbi 1 milionë euro, që në fund befas nuk kap dot as zonën “UEFA”.

AlbaniaWeb.net