Emocione në finalen e Kupës, një baner i tifozëve të Egnatias për Raphael Dwamenan
Finalja e Kupës së Shqipërisë Egnatia-Kukësi dhuroi emocione ende pa nisur ndeshja. Tifozët e skuadrës nga Rrogozhina shpalosën një baner në “Air Albania” në nder të Raphael Dwamenas, ish-sulmuesit të skuadrës që ndërroi jetë në fushë disa muaj më parë. Ekipi i Edlir Tetovës synon trofeun, në një ndeshje mjaft delikate.