Wed, Nov 27, 2024

“Mblodhi 5 mijë veta në Athinë”, motra e Mitsotakis “kërcënon” Ramën: Ne kemi ndikim më shumë tek emigrantët shqiptarë se ai dhe mund ta shfrytëzojmë…

  • PublishedMay 14, 2024

Dora Bakoyanis, politikania e njohur greke dhe motra e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis ka komentuar takimin e mbajtur nga Edi Rama të dielën me emigrantët shqiptarë në Greqi.

Në një intervistë për median e njohur atje SKAI, ajo u shpreh se Rama mblodhi 5 mijë veta në Greqi, por kjo nuk i intereson.

Ajo nuk nguroi të deklaronte se Greqia ka në dorë rrugën e Shqipërisë drejt BE, dhe se po ashtu ky shtet ka më shumë ndikim te votuesit shqiptarë që jetojnë në aty, dhe se nëse do të dojë ta shfrytëzojë këtë ndikim, mund ta bëjë me lehtësi.

Rama mblodhi 5000 shqiptarë dhe u foli, dhe mirë bëri. Por mua më intereson ajo që bëri me Belerin. Rruga europiane e Shqipërisë varet nga respekti i pakicës etnike dhe kalon nga Greqia. Rama të mos harrojë se së pari ka Greqia ndikim politik tek votuesit shqiptarë që janë prezent në Greqi dhe kur do që ta shfrytëzojë këtë ndikim mund ta bëjë me shumë lehtësi”, theksoi Bakoyanis.


AlbaniaWeb.net