Krisja e marrëdhënies shoqërore, Egla: Jam lënduar nga Heidi
Pasi marrëdhënia e tyre shoqërore është krisur përfundimisht, Heidi dhe Egla janë përballur me njëra tjetrën gjatë spektaklit të sotëm, ku kanë sqaruar hatër mbetjet mes tyre.
Teksa u lanë të vetme në living, Egla tha se është e ofenduar nga sjellja e lëkundur e Heidit, ndërsa kjo e fundit tha se kurrë nuk e ka kuptuar pozicionimin e Eglës në lidhje me të.
Pjesë nga biseda:
Egla: Heidi ka filluar ta përdorë të qeshurën si sëmundje. Ka ngritur një kështjellë rëre që të gjithë duan ta sulmojnë, ta nxjerrin jashtë. Jam ofenduar shumë. Tentova të kem një sqarim me të, sqarim që erdhi në formën e buzëqeshjes, që e përdor për të përbuzur. Mesa duket nuk i dhembin gjërat që ndodhin. Tregon sikur është robot, sikur është zotësi të mos tregosh emocione. Prisja që kjo vajza të ulej të sqaroheshim, për hir të asaj që ka thënë se kishim marrëdhënie të rëndësishme. Më ka ngulur thikën pas shpine.
Heidi: Gjërat janë shumë të thjeshta, nuk më duket normale që Egla të ndjehet e ofenduar. Kur isha në tensionin tim maksimal, isha në ndjesinë e fajit, ti më the s’je njeri. Po krijojnë ca gjëra rëre që unë të dal njeriu i keq. Fillojnë pastaj ose ofendimet, ose kapjet në moral.
Egla: Viktima ime dashur, je tu rrejt.
Heidi: Kur të gjesh pozicionin tënd, atëherë do përgjigjesh. Thotë ‘ti je rreckë’, ‘je zero’, pastaj ‘Romeo falënderoje këtë gocën’, pastaj më shan mua, pastaj mban anën e Gracianos. Njeriu është i mbaruar kur nuk dallon mikun dhe armikun!