A ka pasur mesazhe mes saj dhe Romeos? Erjola e thotë njëherë e mirë
Ish-banorja e ‘Big Brother VIP3’, Erjola Doçi e cila u skualifikua nga gara vetëm pak ditë më parë, është pyetur mbrëmjen e kaluar nga moderatori Ledjon Liço sesi qëndron e vërteta e mesazheve. Erjola tha se nuk ka pasur kurrë mesazhe nga Romeo, ndërsa u shpreh se fituesi i këtij edicioni sipas saj është Juli.
Diskutimi:
Erjola: I bëra bllok por nuk e ofendova dhe nuk nxora asgjë të besuar të tij te unë. Mesazhe jo nuk kishte. Nuk ka pasur kurrë mesazhe.
Ledjoni: Se mos e thua në ndonjë emision tjetër
Erjola: Jo jo, po nuk ia the Ledjonit të palarat
Ledjoni: Ti do që të fitojë Juli?
Erjola: Julin dua që të fitojë, por hatër mbetje kam. Jam mes dy personave…