Kishte fshehur 4 kg marijuanë në bodrumin e banesës, pranga 47-vjeçarit shqiptar në Itali
Një 47-vjeçar shqiptar, me shtetësi italiane është arrestuar dy ditë më parë ë Itali, pasi iu gjetën 4 kg marijuanë në bodrumin e banesës.
Pas një denoncimi në Policinë e Comos, efektivët ndërhynë në shtëpinë e 47-vjeçarit, ku gjatë kontrollit të banesës u gjetën dhe u sekuestruan 5 thashë me marijuanë, me peshë 4 kg e 700 gr.
Aktualisht ai ndodhet në paraburgimin e Bassones, ku pritet të marrë masën ndëshkimore nga drejtësia italiane.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–