Albano nxehet me Baby G: Njerëzit më njohin prej vitesh, më tregon ti mua
Albano dhe Baby G kanë vijuar diskutimin e tyre deri në orët e pasdites, pas debateve në spektaklin e kaluar. Albano i tha se i ka mbetur hatri e se nuk ka asgjë për të diskutuar me të.
“Nuk ka asnjë gjë për tu pajtuar. Më ka ngelur hatri, jam i shastisur komplet. Nuk kam qejf ti flas. E kam me dje në prime dhe e di unë se si e tha”, tha Albano.
Këngëtarja e ka sqaruar se deklarata e saj nuk ka qenë me tendencë të keqe.
“As unë nuk dua të flas me Albanon. Është i vetmi njeri në jetën time që e kam toleruar. Për një fjalë që të kam thënë unë, nuk e kisha si ofendim që të thash edhe pse je kryefermer duhet të punosh shumë”, tha Baby G.
Ky sqarim nuk është pranuar nga Albano.
“Këto lojra bëji me gocat e vogla. Fake nuk jam unë, kanë 15 vjet që më njohin njerëzit. Dy muaj kam qenë mirë, e më tregon ti mua të punoj. Unë që kam punuar që 12 vjeç. Punoj shumë bile, punoj fort”, tha Albano.
Por pas këtyre diskutimeve, edhe me ndërmjetësimin e Çiljetës situata mes tyre u qetësua.