Reali argëtohet me Alaves, Vinicius jr: Mendjen te finalja e Champions League (VIDEO)
Me titullin në duar, Reali zbriti si triumfator në “Bernabeu”, por festa vijojë edhe në fushë, me ekipin e Ancelottit që u argëtua duke thyer me rezultatin e thellë 5-0 Alaves. Jude Bellingham hapi siparin e golave, me talentin britanik që kaloi Realin në avantazh në minutën e 10-të. Në të 27-të, Vinicius Jr u shërbye në mënyrë perfekte nga Camavinga duke dyfishuar shifrat. Reali nuk u mjaftua me kaq, me Valverden që në fundin e pjesës së parë me një goditje të fortë trefishoi shifrat.
Reali nuk e uli ritmin as në pjesën e dytë, duke zhvilluar një futboll të bukur ofensivë, praktikisht duke bërë stërvitje për finalen e Champions League. Në të 70-të, Vinicius mori një top nga Bellingham dhe me një goditje të bukur brenda në zonë kompletoi “pokerin” e golave. Në fund kishte festë edhe për Arda Guller, me talentin turk që realizoi golin e pestë për Realin.
Është e qartë se nga këtu e deri në finalen e Champions League, në shtëpinë e Realit të gjithë janë të fokusuar te ky objektiv, fakt që e pranoi edhe Vinicius Jr: “Jam në momentin tim më të mirë. Tani duhet vetëm të stërvitemi mirë dhe të jemi në maksimum për finalen e Wembley”, theksoi Vinicius Jr.
()