Pse nuk u rimartua pas divorcit? Julia Ilirjani tregon arsyen
Julia Ilirjani, edhe pse ka shumë vite e divorcuar, ende nuk ka gjetur një partner. Për këtë temë, ajo foli në “Natën me Aulonën”, ku u shpreh se nuk iu është dukur asnjë person i përshtatshëm për të krijuar një familje.
“Nuk ka qenë një vendim që unë s’kam dashur të krijoj një familje, por ndoshta s’kam gjetur një njeri që të më dukej i duhuri për të krijuar një familje që ishte familje se unë dhe ime bijë jemi një familje. Për të futur një të tretë në familjen tonë, nuk më është dukur askush i përshtatshëm.”, pohoi ajo.
Pas divorcit, ajo thotë se ka dashuruar gjithnjë, në mënyrën e saj ndërsa tani punët me dashurinë nuk duket të jenë në periudhën më të mirë.
“Shumë rëndë. Do filloj të fantazoj ose krijoj në kokën time. Unë tani jam në një moment që dua të kuptoj pak veten time, të shikoj ku jam, çfarë dua të bëj sepse është ndryshim i madh, lë prapë një jetë atje dhe vjen me një jetë tjetër që vërtet ke një bagazh dhe unë këtu nuk filloj nga zero sepse unë këtu kam bërë një investim timin, flas nga ana profesionale, por edhe nga ana njerëzore, nga ana shoqërore. Nuk filloj nga zero, por patjetër që po nuk u rehatova, si të thuash që të përpiqem të zë pozicionin mirë, nuk mund të mendosh që të dashurosh apo të krijosh gjëra të bukura sepse ajo të vjen ty nga shpirti dhe në këtë moment mendimet e mia dhe shpirti im janë të fokusuara në një gjë tjetër.”, tha ajo.