U takuan për t’u sqaruar/ I riu merr peng 53-vjeçarin nën kërcënimin e thikës, arrestohet 23-vjeçari
Finalizohet operacioni i koduar “Brryli”. Policia e Tiranës ka vënë në pranga 23-vjeçarin Arment Trezhnjeva.
Sipas informacioneve dyshohet se 53-vjeçari është takuar me të riun, te zona e quajtur “Brryli”, pasi kishin komunikuar në rrjetet sociale, dhe më pas 23-vjeçari, e ka kanosur me mjet thikë dhe e ka dërguar atë në një banesë private, në zonën e “Ali Demit”, ku më pas i ka marrë me dhunë telefonin.
Njoftimi:
I hoqi lirinë një shtetasi duke e kërcënuar me mjet prerës dhe i mori me dhunë celularin atij, vihet në pranga 23-vjeçari.
Sekuestrohen 2 aparate celulare dhe 1 mjet prerës (thikë).
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas kallëzimit nga një 53-vjeçar, për një shtetas që i kishte hequr lirinë duke e kanosur me thikë dhe i kishte marrë me dhunë celularin, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Brryli”, për zbardhjen e këtij rasti.
Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. T., 23 vjeç, banues në Tiranë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se 53-vjeçari është takuar me shtetasin A. T., te Brryli, pasi kishin komunikuar në rrjetet sociale, dhe më pas shtetasi A. T., duke e kanosur me mjet prerës (thikë), e ka dërguar atë në një banesë private, në zonën e Ali Demit, ku më pas i ka marrë me dhunë aparatin celular.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 aparate celulare dhe 1 mjet prerës (thikë).
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–