“Sulm kundër demokracisë”, liderët europianë reagojnë pas atentatit ndaj kryeministrit sllovak
‘Lumë’ reagimesh nga liderët ndërkombëtarë pas atentatit ndaj kryeministrit sllovak Robert Fico.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dënon atë që ajo e quan një “sulm të poshtër” ndaj Ficos.
Kryeministri rumun Marcel Ciolacu thotë se është “thellësisht i tronditur” nga lajmi i të shtënave dhe thotë se autorët duhet të mbajnë përgjegjësi.
Kryeministri çek Petr Fiala thotë se të shtënat janë “tronditëse” dhe i uron Ficos shërim të shpejtë.
Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban thotë se është “thellësisht i tronditur nga sulmi i urryer kundër mikut tim, kryeministrit Robert Fico”.
Kryeministri polak Donald Tusk iu drejtua drejtpërdrejt Ficos në një postim në X, duke thënë se “mendimet e tij janë me ju në këtë moment shumë të vështirë”.
Kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas i uroi Ficos një “shërim të shpejtë”, duke shtuar se “një sulm kundër një lideri të zgjedhur është gjithashtu një sulm kundër vetë demokracisë”.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e cilësoi sulmin “të tmerrshëm” dhe kërkoi që të bëhen përpjekje “për të siguruar që dhuna të mos bëhet normë në asnjë vend, formë apo sferë”.
Ministri i Jashtëm i Irlandës, Micheál Martin tha se ky sulm “i poshtër” dhe “i pamatur” është një “sulm i drejtpërdrejtë ndaj vetë demokracisë”.
Shefi i NATO-s Jens Stoltenberg shtoi se “mendimet e tij janë me Robert Fico, të dashurit e tij dhe popullin e Sllovakisë”.
AlbaniaWeb.net