Merkato, dy lojtarë të Ballkanit me “valixhe” në duar, mund të kalojnë te…
Trajneri i Kluzhit, Dan Petresku, ka filluar të mendojë për merkaton, teksa duket se ka hedhur “grepat” për transferimin e dy yjeve të Ballkanit të Ilir Dajës, Armend Thaqi dhe Lumbardh Dellova dhe për këtë ai i ka kërkuar drejtuesve të klubit të nisin sa më shpejt negociatat për transferimin e tyre.
Mediumi i njohur rumun sport.ro, ka se dyshja e Ballkanit është prioriteti kryesor i afatit kalimtar për Petreskun i cili po synon rikthimin e titullit kampion pas tri sezoneve.
Kujtojmë se pikërisht me kërkesën e Petreskut nga Ballkani ishte transferuar edhe Ermal Krasniqi në janar të vitit të kaluar, i cili momentalisht po luan tek Rapid Bukureshti.
Në rast se Thaqi dhe Dellova do të transferohen tek Kluzhi, atëherë atje do të gjejnë mbrojtësin e Kombëtares së Shqipërisë, Arlind Ajetin. Kluzhi momentalisht pozicionohet në pozitën e dytë në Superligën e Rumanisë dhe ka gjasa të mëdha që të rrëmbejë një vend në garat evropiane.