Mon, Nov 25, 2024

Video/ Familjarët dorëzuan në polici autorin e vrasjes së efektivit të “Shqiponjave”, shikoni momentin kur RENEA shoqëron në komisariat Azgan Mërnicën

  • PublishedMay 15, 2024

Pas më shumë se 48-orësh kërkimesh nga forca të shumta policie, është vetëdorëzuar autori i dyshuar i vrasjes së efektivit të “Shqiponjave”, Azgan Mërnica.

Ai është bindur nga familjarët e tij, dhe ka vendosur që të dorëzohet para uniformave blu, në afërsi të fshatit Dërmenas, aty ku mendohet se fshihej.

“Paralel me veprimet operacionale në terren, policia ka zhvilluar negociata me familjarët e autorit për t’u vetëdorëzuar. Në pamundësi për tu larguar, familjarët kanë vetëdorëzuar në Polici autorin e vrasjes së punonjësit të Policisë shtetasin Azgan Mernica, 23 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier”, njofton policia.

Mërnica ekzekutoi më 13 maj me plumb në kokë efektivin 28 vjeç, Novruz Cenaliaj, e më pas u arratis.

 


AlbaniaWeb.net