Samiti i Kotorit/ Rama e nis fjalën me batutë: Zhëgnjim që Mali i Zi na ofroi sot shi gjerman në vend të diellit legjendar
Kryeministri Edi Rama merr pjesë sot në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor, dhe Bashkimit Europian, i cili mbahet në Kotor, Mali i Zi, me fokus Planin e Rritjes së Ballkanit Perëndimor.
Rama: Më lejoni të shpreh zhgënjimin tim të thellë që Mali i Zi na ofroi shi gjerman në vend të diellit të vet legjendar, nuk e di çfarë ndodhi, si një lojë e padrejtë e Malit të Zi karshi të gjithë neve jam i sigurt që gjermanët do të ofendohen por nuk dua të jetë ashtu, në Kotorin legjendar është një kënaqësi e madhe, dëshiroj të filloj duke shprehur veç zhgënjimeve, entuziazmin për atë çfarë po ndodh dhe të falënderoj komisionerin.
AlbaniaWeb.net