Chiara Frattesi del hapur, zyrtarizon lidhjen me futbollistin e Juves dhe feston në fushë
Është zyrtare: Weston McKennie dhe Chiara Frattesi janë bashkë. Motra e Davide, mesfushorit të Interit, konfirmoi lidhjen, e cila prej javësh është në qendër të thashethemeve, me një goditje romantike të realizuar pas fitores së Juves në Kupën e Italisë.
Pasi bardhezinjtë mundën Atalantën, Chiara Frattesi doli në fushë për të festuar me të dashurin e saj të ri. Lidhja mes të dyve vazhdonte prej disa muajsh. Në imazh, Weston McKennie mban një shishe verë me njërën dorë dhe me krahun tjetër rrethon Chiarën, e cila është duke buzëqeshur: Frattesi e ripostoi foton në profilin e saj në Instagram duke shtuar një zemër të kuqe.
“Janë të çmendur në dashuri”, kanë siguruar disa persona të afërt të futbollistit dhe modeles.” Chiara Frattesi, e lindur në 2002, është një modele dhe influencuese, por në të ardhmen do që të bëhet gazetare sportive. Në të kaluarën ajo ka marrë pjesë në disa konkurse bukurie.
()