Sun, Nov 24, 2024

Në pritje të ëmbël, Hailey zbulon se për cilin ushqim ka më shumë neps

  • PublishedMay 16, 2024

Justin Bieber dhe gruaja e tij, Hailey Bieber, kanë njoftuar se së shpejti do bëhen prindër.

Sipas një burimi të afërt me çiftin, prindërit e ardhshëm, të cilët u martuan në shtator 2018 po shijojnë këtë fazë të martesës së tyre dhe e shohin këtë hap si shumë të rëndësishëm.

“Hailey dhe Justin mezi presin të kenë familjen e tyre. Ata janë të emocionuar që të mësojnë dhe ndajnë këtë eksperiencë. Ata po e shijojnë këtë kohë dhe po kalojnë një kohë të mirë me miqtë e ngushtë dhe familjen nga të dyja palët”.

Sipas burimit, modelja 27-vjeçare dhe bashkëshorti i saj 30-vjeçar pritën një kohë të gjatë për të ndarë lajmin e tyre për bebin, ndërsa fokusoheshin në privatësinë e familjes së tyre dhe shëndetin e martesës së tyre.

“Ata besojnë se prindërimi do ta lartësojë marrëdhënien e tyre dhe do ta thellojë lidhjen e tyre. Ata e shohin shtatzëninë e Hailey-t, si dhe rinovimin e zotimit të tyre, si një fillim të ri dhe një mënyrë për të ecur përpara”.

Dyshja deri më tani nuk ka bërë asnjë deklaratë zyrtare, përveç fotove që kanë publikuar, për gjendjen e re të lidhjes së tyre. Mirëpo, Hailey Bieber postoi në Instagram disa foto ku tregonte barkun e saj dhe tregonte ushqimet që i ka kërkuar më shumë në këtë periudhë.

“Kohët e fundit dëshira ime më e madhe është: sallata me vezë, sipër turshive dhe salca e nxehtë ”, ka shkruar ajo, duke u kërkuar ndjekësve të mos i gjykojnë zgjedhjet e saj.