Mon, Nov 25, 2024

‘Uji është jeta’: Banorët e luginës së Shushicës, peticion simbolik kundër Ujësjellësit

  • PublishedMay 16, 2024

Banorët e fshatrave që shtrihen përgjatë luginës së lumit kanë nisur një peticion simbolik kundër projektit të ujësjellësit të Himarës, nëpërmjet hedhjes së firmave në një tub të marrë nga projekti në fjalë.

“Është e drejta jonë të protestojmë në çdo lloj forme, jetojmë në demokraci dhe duhet të ngremë zërin për pronën tone,” i tha BIRN , banor i fshatit Brataj, duke iu referuar mbrotjes së ujit të lumit të Shushicës.

Tubi që po përdoret për mbledhjen e nënshkrimeve është 6 metra i gjatë, me një diametër 45 cm. Ai është ndarë në dy pjesë prej 3 metra secila, të cilët po transportohen nga banorët e zonës në fshatrat e komunitetit të Lumit të Vlorës për të mbledhur firmat.

Qemal Malaj, banor i fshatit Brataj duke lidhur tubin e mbledhjes së firmave mbi makinë. Banorët e komunitetit të Lumit të Vlorës nisën peticionin simbolik kundër ndërtimit të Ujësjellësit të Himarës në lumin e Shushicës. Foto: Nensi Bogdani.
simbolik i mbledhjes së nënshkrimeve po aplikohet në një tub monster, i marrë nga tubacioni që po përdoret në projektin e Ujësjellësit të Himarës. Foto: Nensi Bogdani.

Projekti i Ujësjellësit të Himarës parashikon një tubacion prej 17.35 km në total për devijimin e ujit nga burimi i Shushicës dhe kanalizimin e këtij uji për furnizimin me ujë të Himarës dhe fshatrave përreth.

Ky projekt po ndërtohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit si pjesë e Programit të Rehabilitimit të Ujësjellësve Rural IV.

kundërshtohet nga banorë të 30 fshatrave që shtrihen përgjatë luginës së Shushicës. Foto: Nensi Bogdani.

Dokumentet e konsultimit publik të siguruara nga BIRN përmes një kërkese për të drejtë informimi tregojnë se banorët e fshatit Kuç, nga ku planifikohet edhe devijimi fillestar i ujit, i kanë kundërshtuar këto plane që në zanafillën e tyre. Ndërkohë, organizatat e mbrojtjes së mjedisit nuk janë bërë pjesë e takimeve dhe konsultimeve.

Një banor i Peshkëpisë duke firmosur peticionin kundër Ujësjellësit të Himarës në luginën e Shushicës. Peticioni ka mbledhur mbi 100 firma në dy ditët e para dhe pritet të zgjasë 10 ditë. Foto: Nensi Bogdani.

Mbledhja e nënshkrimeve në tubat e projektit është peticioni i dytë që ndërmerret nga banorët, teksa peticioni i parë në letër duket se ka rënë në vesh të shurdhër, pasi aktualisht vijojnë punimet për shtrirjen e tubacionit në zonat e planifikuara.

Qemal Malaj duke transportuar tubin për mbledhjen e nënshkrimeve. Foto: Nensi Bogdani.

Në dy ditët e para të tij peticioni ka mbledhur mbi 100 firma, teksa banorët janë të vendosur për ta vijuar atë deri në 10 ditë.

Tubat që po përdoren për mbledhjen e firmave janë secili 3 metra të gjatë dhe me një diametër prej 45 cm. Ato po përdoren si simbolikë për kundërshtimin e projektit. Foto: Nensi Bogdani.

“Ne do të triumfojmë. Nuk mund të na e marrin ujin, uji është jeta për ne”, i tha , një prej banorëve i cili po transporton tubin e firmave përgjatë fshatrave të luginës së Shushicës.