Wed, Nov 27, 2024

“Po detyroni kolegët to votojnë një ligj që nuk e duan”/ Debate për privatizimin, opozita kundër ligjit që prek objektet shtetërore

  • PublishedMay 16, 2024

Ligji për privatizimin e objekteve të rëndësisë së veçantë po diskutohet në Kuvend, ndërsa më herët gjatë ditës kryetarja e Kuvendit hodhi poshtë një kërkesë të deputetëve të bashkuar opozitarë për ta hequr nga rendi i ditës.

Ligji do t’i japë fuqi Këshillit të Ministrave të shkëmbejë pronën shtetërore me pasuri private, si dhe i jep të drejtë subjekteve private që brenda lejes zhvillimore të prishin objektet shtetërore.

Nismëtari i ligjit, deputeti socialist Eduard Shalsi tha se ky ligj vjen si një vazhdimësi e akteve të marra nga qeveritë e mëparshme.

Në emër te grupit kuvendor demokrat, Dhurata Çupi kundërshtoi votimin e ligjit, pasi e cilësoi korruptiv dhe klientelist.

“Mua 10 deputetë nën zë më kanë thënë ke të drejtë mos ta votojmë këtë ligj. Po detyroni kolegët to votojnë një ligj që nuk e duan. Qeveria demokratike deri në 2013-tën nuk ka pranuar të adresojë kërkesat e kompanive private. Ky akt normativ nuk ka ndryshuar deri në 2013-tën. Ju tashmë i bëni rrush e kumbulla pronat shtetërore. Kjo është objekt për të hetuar SPAK-u. Ku ka marrë leje objektivi privat hajde t’i shembim dhe pronat. Po pse nuk ja jepni ish-pronarëve këtë”, tha Dhurata Çupi.

Debatit iu bashkua edhe deputetja Jorida Tabaku, që u shpreh se ligji krijon paqartësi.

“Tre urat ishin objekte të një ndërmarrje karakatine dhe propozimi ishte për një tharëse gruri, për një investim që do t’i shërbente komunitetit si një pronë e amortizuar mund t’i shërbente komuniteti dhe për këtë kërkohej të prishej karakatina“, tha Shalsi.


AlbaniaWeb.net