Vlera në miliona e duelit Skënderbeu-Partizani/ Përballen dy ekstremet e Superiores
As bastexhiu më “kokëkrisur” nuk do të kishte menduar se në gjysmëfinale të fazës më të rëndësishme të kampionatit do të ndesheshin ekipi më i shtrenjtë i Superiores, me atë më pak të shtrenjtë. Por ja që ndodh dhe nesër do të vihet në skenë.
Lojtarët e Partizanit vlejnë së bashku 6.45 milionë euro në merkato, duke mbajtur edhe fronin e ekipit më të vlefshëm të vendit tonë. Nga ana tjetër, futbollistët e Skënderbeut kushtojnë vetëm 3.13 milionë euro së bashku, duke u renditur si skuadra me më pak vlerë në elitën e futbollit tonë. Mesazhi është i qartë, milionat nuk vlejnë nëse lojtarët nuk e dëshmojnë në fushën e blertë.