Pas keqkuptimit,Himena e kalon diskutimin tek Kosova/Fermerët: Po e përdor!
Një keqkuptim i Himenës, ndaj fjalës “harbutshe” që i tha Xhesika e ka zhvendosur diskutimin në çështje krahinore.
Gjatë një bisede të bërë në dhomën e gjumit, Xhesika është shprehur se Himena është harbutçe, por duke qenë se Himena nuk e ka kuptuar këtë, është revoltuar dhe ka kujtuar se ajo fjalë do të thotë bu*e.
Pasi Xhesika dhe disa prej fermerëve të tjerë e sqaruan atë, Himena e zgjati diskutimin, duke thënë se Kosova prej nga ajo vjen ka vuajtur shumë që të bëhet shtet dhe nuk duhet që të tallen me fjalë. Kjo ka mërzitur fermerët që ishin të pranishëm, të cilët më pas u larguan.
Por, teksa kanë qenë duke folur për këtë situatë, Gloria ka thënë se Himena e përdori situatën dhe e kaloi temën tek Kosova me tendencë.