Mon, Nov 25, 2024

Sezoni turistik ‘24, Durrësi ofron më pak arkeologji dhe më shumë art

  • PublishedMay 17, 2024

Për të dytin vit radhazi Muzeu Arkeologjik kombëtar i qytetit antik do ti ketë dyert e mbyllura për shkak të vonesave në restaurimin e godinës, si dhe në krijimin e eksponateve të rinj, në të tre katet e tij.

I mbyllur do të jetë edhe Muzeu Etnografik i vendosur që prej 45 vjetësh në një shtëpi karakteristike të lagjes historike.

Dëmet e shkaktuara nga tërmeti i rëndë i 26 nëntorit 2019 i kanë mbajtur larg turistët, ndërsa ende nuk parashikohet restaurimi i mundshëm i tij.

Këtyre dy mungesave të rëndësishme për sezonin turistik të qytetit, i shtohen dëmtimet në galerinë e arteve pamore, e cila prej disa kohësh qëndron më shumë e mbyllur se sa e hapur.

Në këto kushte Teatri i Durrësit po kujdeset të mikpresë shfaqje nga trupa dramatike lokale, si dhe nga trupat e tjera të qyteteve pranë.

Në skenë do të ngjiten edhe orkestra e harqeve “”, këngëtare të reja apo të njohura nga Durrësi dhe Kosova.

ka bërë të njohur të shtunën 18 maj, si ditën e fillimit të sezonit turistik me një sërë veprimtarish artistike, të cilat edhe në mungesë të një kalendari publik  duket se do të organizohen në sheshin qendror dhe në shëtitoren bregdetare.

Gjithçka në përpjekje për të krijuar një atmosferë artistike dhe kulturore të favorshme edhe në vigjilje të sezonit veror 2024, që parashikohet të ketë numra më të lartë si në turistë, ashtu dhe në të ardhura.

Më e vështirë do të jetë që artistët të performojnë në plazhin tradicional, në jug të qytetit, pikërisht aty ku pushojnë shumica e turistëve.

Edhe pse projekti i vitit të kaluar për krijimin e shëtitores së re ka përfunduar, sheshi i krijuar në sektorin “Apolonia” të plazhit nuk është shfrytëzuar asnjëherë si skenë spektaklesh.

Ndërkaq, vetëm 50 metra larg Bashkisë, antik, i cili që prej 5 vjetësh synon ti nënshtrohet rivitalizimit, do ti presë vizitorët me të njëjtat kushte, me mungesa të nyjeve hidrosanitare dhe të guidave të shkruara.

Shumë pranë Forumit rrethor arkeologjik, mjaft i frekuentuar nga të huajt, ndodhet një monument tjetër, që u zbulua në fillim të viteve 1960, gjatë hapjes së themeleve të Teatrit “Aleksandër Moisiu”.

të shek. 1-2 të erës sonë mbeten ende pak të vlerësuara, dhe thuajse jashtë interesimit të udhërrëfyesve turistikë.

Të njëjtën situatë mungese vëmendjeje ka edhe mozaiku në Bazilikën e Arapajt, vetëm 4 km larg nga qendra e qytetit.

Në mungesë të muzeve kryesorë arkeologjikë dhe historikë, Durrësit gjatë kësaj vere i duhet të kujdeset më shumë për veprimtaritë me karakter artistik dhe kulturor.