Sat, Nov 23, 2024

Nga “Land Rover” te “Porsche Cayenne”, kapet “skifteri” shqiptar që “përpinte” makinat luksoze në Greqi, ja metoda që përdorte për t’i vjedhur   

  • PublishedMay 19, 2023

Oficerët e policisë greke, pas përpjekjeve për më shumë se një vit e gjysmë, arritën të arrestonin kokën e bandës, i cili me bashkëpunëtorët e tij, vidhnin automjete superluksoze nga zonat e pasura në Athinë, dhe më pas i shisnin në tregun e zi.

Referuar mediave greke, në pranga ka rënë një 29-vjeçar shqiptar, i cili ka precedentë të mëparshëm penalë.

  • foto galeri

Kjo bandë, të paktën nga fillimi i gushtit 2021 deri në mesin e vitit 2022, ka proceduar në mënyrë dhe metodë specifike në vjedhjen e automjeteve si Land Rover, Range Rover, Porsche Cayenne.

Pasi pikasnin makinat që donin të vidhnin, ata afroheshin në këmbë dhe pasi thyenin xhamin e derës së shoferit apo pasagjerit, futeshin brenda dhe çaktivizonin alarmin. Në vetëm pak minuta, mjeti “zhdukej”.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.