Shqiptarët, 30% vuajnë nga tensioni! Dita botërore e hipertensionit, mjekët: Konsumohet shumë kripa, duhet aktivitet fizik
1 në 3 të rritur vuajnë nga presioni i lartë i gjakut në vendin tonë ndërkohë që në radhët e të moshuarve më shumë se gjysma e tyre e trajtojnë hipertensionin.
Në ditën botërore të hipertensionit shërbimi i mjekësisë interne ku trajtohen pacientët me hipertension vënë theksin për një jetë më të shëndetshme.
Shqiptarët konsumojnë shumë kripën e cila nëse shtohet në organizëm shkakton tension. Por përveç një diete të shëndetshme ushqimore mjekët bëjnë thirrje për aktivitet fizik ,larg duhanit, alkoolit dhe substancave narkotike pasi hipertensioni është shkak i sëmundjeve të veshkave, infarkteve apo ishemive cerebrale.
Ekspertët thonë që falë kontrolleve mjekësore kemi numër të lartë të diagnostikuar me hipertension por është rritur numri i personave që e kontrollojnë me mjekim çka ka ndikuar në uljen e vdekshmërisë nga infarktet apo hemorragjitë cerebrale.
AlbaniaWeb.net