Sat, Nov 23, 2024

“Berisha i quajti të burgosurit politikë llumi i shoqërisë”, Rama kujton përgjigjen e Kasem Trebeshinës në 1990: Ikim se fëmija paska lindur i vdekur

  • PublishedMay 18, 2024

I ftuari i podcastit “Flasim” të kryeministrit Edi Rama, Frederik Ndoci kujtoi lëvizjen studentore të viteve 1990 e cila ngriti krye për herë të parë në historinë 46-vjeçare të komunizmit.

Duke u kthyer pas në kohë, Rama tha se ishte një ndër personat që nxiti firmosjen e një peticioni ndaj Ramiz Alisë ku kërkohej të dënohej figura e Enver Hoxhës  si dhe të liroheshin të burgosurit politikë, por Sali Berisha nuk donte.

“U thashë të lutem mos ikni pa firmosur peticionin për presidentin Ramiz Alinë në atë kohë. Të rishikohet figura e Enver Hoxhës dhe të lirohen të burgosurit politik. Aty ishin 700 vetë. Peticioni u firmos nga 200 vetë.

E çuam tek Presidenca, më pas e çuam tek Rilindja Demokratike, që nuk e botoi. Më pas lideri legjendar i Ritës kur kemi qenë tek Stadiumi, tha: ju nuk keni vend këtu se doni të nxirrni llumin e shoqërisë nga burgu, të burgosurit politikë dhe Kasem Trebeshina i shkretë tha atëherë tha: Ikim se fëmija paska lindur i vdekur”, kujtoi Rama.


AlbaniaWeb.net