Zyrtarizim i Brighton, klubi i Premier League merr vendimin për trajnerin De Zerbi
Roberto De Zerbi ndan rrugët në mënyrë përfundimtare me Brighton. Klubi i Premier League ka ndarë lajmin për tifozët, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Trajneri italian, de Zerbi drejtoi skuadrën në 88 ndeshje, me ekipin që mori mesatarisht 1.52 pikë për ndeshje. Mbetet të shihet e ardhmja e “timonierit”, pasi kërkohet nga disa ekipe të mëdha.
“Jam shumë i trishtuar që po largohem nga Brighton, por jam shumë krenar për atë që lojtarët dhe stafi im kanë arritur me mbështetjen e të gjithëve në klub dhe tifozëve tanë të mrekullueshëm në dy sezonet e fundit historike Ne kemi rënë dakord të përfundojmë kohën time në Brighton në mënyrë që klubi dhe unë të vazhdojmë të punojmë në mënyrën që i përshtatet secilit prej nesh, duke ndjekur idetë dhe vizionet tona, si dhe punën dhe vlerat tona njerëzore” – Tha ai.
(J.S/)