ZYRTARE/ Nga Europa në luftën për mbijetesë, klubi i Superiores shkarkon trajnerin tri javë para fundit
ZYRTARE/ Nga Europa në luftën për mbijetesë, klubi i Superiores shkarkon trajnerin tri javë para fundit
19 May, 2023
19 May, 2023
Xhevahir Kapllani nuk do të jetë më trajneri i Erzenit.
Lajmin e ka bërë me dije vetë klubi shijakas me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke larguar kështu trajnerin e tyre tre javë përpara fundit të kampionatit.
Kapllani e nisi mjaft mirë me Erzenin kampionatin si një surprizë këtë sezon dhe madje duke luftuar për kupat e Europës, por rezultatet e fundit zhgënjyese kanë bërë që shijakasit tashmë ta gjejnë veten në luftën për mbijetesë dhe duket se drejtuesit kërkojnë të gjejnë një zgjidhje për të mbijetuar.
PANORAMASPORT.AL