Wed, Nov 27, 2024

Opinionistët për raportin mes Heidit dhe Meritonit: Ai e sheh si kërcënim

  • PublishedMay 18, 2024

Debati mes Heidi Bacit dhe Meriton Mjekiqit përfshiu banorët edhe opinionistët Arbër Hajdari dhe Ori Nebijaj.

Sipas Arbrit, duket sikur mes dy banorëve ka një marrëveshje për të mos u sqaruar dhe për të vijuar debatet e tyre për hir të lojës. Nga ana tjetër, Ori tha se Meritoni e ka zmadhuar dhe përdorur situatën për interes të lojës.

Replikat:

Arbër Hajdari: Nëse më parë Heidi i bënte bllok, tani ajo po reagon. Megjithatë, mendoj se ka një dakordësi për të mos u marrë vesh, sepse sa nis biseda, kalon në debat dhe mosmarrëveshje të tjera. Sigurisht unë nuk jam dakord për ato fjalë të përdorura nga Meritoni. Do doja që të shpreheshit ndryshe, pa ato nënkuptimet.

Ti the që je dakord me atë që thotë Graciano, por nuk po e shpreh duke mos rënë në nivelin e tij.

Ori Nebijaj: Meritoni është në pozitën më të vështirë aty. Heidin e ka ndarë nga çifti dhe ai e sheh si kërcënim brenda lojës. Jashtë do e respektonte si të dashurën e shokut por aty brenda, ai është lojtar që do finalen dhe Heidi e kërcënon në qëllimin e tij. Meritoni ka shfrytëzuar situatën sepse i interesonte, e ka përvetësuar dhe ngritur sepse i duhet. Është e ngjashme si me Eglën.